Agjentët amerikanë, kur bëhet fjalë për sigurinë, nuk kanë besim as tek aleatët e tyre më të ngushtë, britanikët. Një anije e flotës mbretërore britanike u urdhërua të ndryshojë drejtimin e topave që kishte në bord, sepse ata ishin vendosur në drejtim të dhomës së hotelit ku po qëndronte Mishel Obama. Duke u trembur se zonja e parë amerikane mund të ishte në rrezik, mbrojtësit e saj urdhëruan kapitenin e “HMS Edinburgh”, të vendosur në Kejp Taun, Afrika e Jugut, që t’i lëviznin topat në mënyrë që të mos shikonin nga suita e dhomës me 5 yje e zonjës së parë. Agjentët amerikanë janë kritikuar për reagim të tepruar, pasi në fakt, raketat e topave ishin bosh, sepse ishin përdorur gjatë një ceremonie për të nderuar një marinar që kishte vdekur. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha për “The Mirror” se: “Ne nuk komentojmë mbi çështje sigurie që kanë lidhje me zonjën e parë”.











