Një 75-vjeçare në Gjeorgji, e cila mblidhte metal për t’i shitur, kishte ndërprerë lidhjen e internetit të Armenisë.
Ajo po kërkonte copa metali në fshatin e saj kur ka gjetur një kabllo. Me mjetet e punës ajo arriti ta këpusë kabllon dhe të merrte një copë të saj, e cila rezultoi më pas të ishte fibra-optike që lidhte Armeninë me Gjeorgjinë.
Shërbimi i internetit në Armeni ishte bllokuar për disa orë, derisa u gjet problemi. 75-vjeçarja është dënuar me tre vjet burg.











