Kryeministri Edi Rama ishte sot me të rinjtë e Tiranës, në një takim elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Rama iu drejtua të rinjve që votojnë për herë të parë, se kanë mundësi të zgjedhin PS-në për pasaportën europiane.
Kryeministri theksoi se sot është mundësia e artë, duke recituar edhe vargje nga poeti Migjeni.
Rama: Kur ta merrni pasaportën në dorë, do iu kujtohet 11 maji dhe do thoni e dhashë kontributin tim që ta marrë këtë pasaportë. Kjo nuk është histori e jona, është histori prej shekujsh. Kur Skënderbeu i vuri barrikadën perandorisë nuk kishte BE. Na përcaktoi se vendi i këtij populli është në Europë.
Erdhën më prapa rilindasit, na e lanë me shkrim. Pastaj ndodhi fillimi i transformimit kur ra komunizmi, ajo që doli nga brenda shpirti “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Sot është fati jonë, jemi te pragu i derës. Por është fati juaj, siç thotë poeti “qeshu rini qeshu se bota është jotja”. Ju ka ardhur fati që të qeshni por jo të talleni. Të bëheni bashkë në 11 maj, ti japim mundësi këtij populli të hapim një perspektivë krejt të re.
© Panorama.al











