Kukës, arrestohet i kërkuari nga SHBA-të

Oct 4, 2011 | 17:16

KUKES- Policia e Kukësit ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit Haktor Kelmendi, i njohur si Deme NIKQ, 53 vjeç, lindur në Pejë, i pajisur me pasaportë serbe.

Kelmendi është një prej personave më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shpallur në kërkim nga Interpol Washington, pasi mbi të rëndojnë një sëri akuzash për kryerjen e krimeve shumë të rënda si organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.

Gjykata e Rajonit Lindor të New York me datë 19 maj 2010 ka lëshuar Urdhrin e arrestit për këtë shtetas, për këto vepra penale:

“Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin Amerikan me pasojë vdekje” një herë,

“Nxitje ndaj një të huaji për të hyrë në territorin Amerikan duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe vënien në rrezik të jetës”, 3 herë

“Kotrabandë të huajsh”, 13 herë,

“Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin Amerikan”, 10 herë,

“Konspiracion për të sjellë të huaj në territorin Amerikan” një herë,

Kelmendi u arrestua mëngjesin e sotëm, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura