“Ku është Xhafa?”- Berisha kërkon deputetin socialist në Kuvend: Po përpunon doktrinën e shkatërrimit të SPAK dhe Reformës në Drejtësi

Feb 17, 2025 | 16:32

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Kuvendi, ka deklaruar se deputeti i PS, njëherazi edhe kryetar i Komisionit AntiKurrupsion, Fatmir Xhafaj, po përpunon doktrinën e shkatërrimit të SPAK dhe Reformës në Drejtësi.

“Ku është ky Xhafa, se edhe ky… ku është? Ku e keni Xhafën, sepse po përpunon doktrinën e shkatërrimit të SPAK tani, të reformës. Ah reformë që bëtë ju. Jeni të pashpresë, jua them unë”, thotë Berisha.

Më pas iu drejtua ministrit të Drejtësisë duke i thënë: “Edhe ta dish ti Ulusi, bashkë me Altin Dumanin dhe Imer Lalën se të tre do të keni të njëjtin fat, sepse jeni bërë një treshe ju, e cila duhet të merrni përgjigje ligjore sa më të shpejt. Jeni trojë, ti mercenar Dumani, Altin Lala dhe Imer Lala. Jeni bërë një treshe që do përballeni shumë shpejt me ligjin. Ermonela, si mund ta merrte mbesa e këtij Ulusiut, në firmën e ndërtuar me 7 milionë euro nga qeveria e mëparshme, e ndërtuar me ekspertizën dhe ndihmën e Bankës Botërore. Këta janë të çmendur pas plehrave, morën djegësin e Tiranës, tani u janë përveshur landiflleve, në garë si të zhvasin më shumë.

LEXO EDHE: “Lubia është zhdukur pas arrestimit të Veliajt”- Berisha: Pse Rama nuk i hapi telefonin kryetarit të bashkisë? I fshiu edhe statusin Maznikut sepse…

Rama e krahasoi me “bufin e kënetës”, Berisha i përgjigjet me shpendin “sqep këpucë”: Ja çfarë po u bën socialistëve

“Të vij aty dhe të zvarris”- Seancën e kaluar tentoi ta godiste me shishe uji, Noka sërish sherr me Ballën: Mbylle se të erdha…

 

© Panorama.al

Te lidhura