Kryetarja e Parlamentit të Pakistanit, Fahmida Mirza viziton nesër Shqipërinë

Oct 14, 2011 | 18:54
Fahmida Mirza

Kryetarja e  Parlamentit të Pakistanit, Fahmida Mirza do të vizitojë nesër Shqipërinë, me ftesë të homologes së saj shqiptare, Jozefina Topalli.

Temë e bisedës mes dy Kryetareve të Parlamenteve do të jetë bashkëpunimi parlamentar, si një nxitje konkrete edhe për bashkëpunimin në fusha të tjera, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike. Gjatë vizitës së saj në Tiranë, zonja Mirza dhe delegacioni që e shoqëron do të takohet edhe me personalitetet e larta të vendit.

Në axhendën e zonjës Mirza janë parashikuar vizita në qytete të ndryshme të vendit, si Berat, Shkodër, Durrës, Krujë e të tjerë.

Kryetarja e Parlamentit të Pakistanit, Fahmida Mirza, bëri histori në Pakistan, duke u zgjedhur e para grua në postin e lartë të Kryetares së Parlamentit. Pas takimit, nesër në orën 10:00 të dy kryetaret e Parlamenteve do të  japin një deklaratë të përbashkët për mediat.

© Panorama.al

Te lidhura