Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në Anıtkabir, mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne.
Në nderim të figurës historike të Ataturkut, Spiropali vendosi një kurorë me lule në monumentin përkujtimor, një gjest simbolik që u shoqërua me nderime zyrtare.
Pamjet e ceremonisë janë publikuar në rrjetet sociale nga vetë kryeparlamentarja, e cila e ka shoqëruar videon me mbishkrimin:
“Ceremonia e vendosjes së kurorës në Anıtkabir, në nderim të Mustafa Qemal Atatürkut, Atit Themelues të Turqisë moderne dhe Presidentit të parë të Republikës.”
© Panorama.al













