Kryeministri Rama merr pjesë në panelin e Konferencës “Time To Decide Europe 2025” në Vjenë

Dec 2, 2025 | 18:13

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë, teksa po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që mbledh liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë për të diskutuar mbi të ardhmen e Evropës.

edi rama vjene

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se ishte një “privilegj” pjesëmarrja e tij si i ftuar nderi, duke drejtuar një nga panelet kryesore të konferencës, si edhe duke kontribuar në konkluzionet përfundimtare të forumit.


Konferenca “Time To Decide Europe 2025” konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme evropiane të debatit strategjik, ku diskutohen sfidat gjeopolitike, dinamika ekonomike dhe orientimi i ardhshëm i kontinentit

© Panorama.al

Te lidhura