Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për pensionistët se, përveç bonusit të fundvitit në dhjetor, nga janari i vitit 2026 do të ketë rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm.

“Pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht”, tha kryeministri Rama, në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë shpjegoi se sa do të përfitojnë pensionistët çdo muaj nga rritja e pagës së tyre dhe sa është objektivi për t’u arritur deri në fund të mandatit.
Rama informoi se nga janari 2026, pensionet do të rriten çdo muaj:
- Pensioni urban me vite të plota pune do të rritet 1800 lekë
- Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë
- Pensioni rural do të rritet 1000 lekë
- Pensioni familjar do të rritet 700 lekë
- Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë
“Në vitet në vijim të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027, do të trefishohen në 2028 dhe do të katërfishohen në 2029 për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti ku shqiptarët na dhanë 83 mandate”, u shpreh ai.
Deri në vitin 2029, pensioni mestar në total do të rritet:
- Pensioni urban me vite të plota pune të shkojë 40 000 lekë nga 27 350 që është sot
- Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 000 lekë nga 15 850 që është sot
- Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë nga 11500 lekë që është sot
- Pensioni familjar të shkojë 18000 lekë nga 11 400 që është sot
- Pensioni i invaliditetit të shkojë 30 000 lekë nga 20000 që është sot
Edi Rama: Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projektbuxhetin dhe jam realisht i lumtur sot t’u them pensionistëve se fiks ashtu siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandate i rritjes së përvitshme të pensioneve.
Kjo është pjesa më ë vështire e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht pse nuk jemi vendi që mezi mbajmë këmbët, por jemi një vend me ekonomi të qëndrueshme që rritet do vit, mund të bëjmë atë që jemi zotuar, të rrisim pensionet vit pas viti.
Kështu, pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht.
Konkretisht sipas kategorive në fund të mandatit duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet…
- Pensioni urban me vite të plota pune të shkojë 40 000 lekë nga 27 350 që është sot
- Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 000 lekë nga 15 850 që është sot
- Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë nga 11500 lekë që është sot
- Pensioni familjar të shkojë 18000 lekë nga 11 400 që është sot
- Pensioni i invaliditetit të shkojë 30 000 lekë nga 20000 që është sot
Ndaj nga janari 2026, pensionet do të rriten çdo muaj si vijon. E përsëris përtej indeksimit vjetor që do të jetë një tjetër gjë.
- Pensioni urban me vite të plota pune do të rritet 1800 lekë
- Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë
- Pensioni rural do të rritet 1000 lekë
- Pensioni familjar do të rritet 700 lekë
- Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë
Në vitet në vijim të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027, do të trefishohen në 2028 dhe do të katërfishohen në 2029 për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti ku shqiptarët na dhanë 83 mandate.
© Panorama.al











