Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u miratuan edhe disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve.
Oltjon Muzaka është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa është liruar nga kjo detyrë Entela Ramosaçaj.
Po ashtu, për shkak të riemërtesës së ministrive, Ina Majko është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Edhe Denada Seferi lirohet nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit janë miratuar disa ndryshime strukturore, ku Enkelejd Musabelliu, Olta Manjani dhe Blerta Rama, janë liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe janë emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Njoftimi i Këshillit të Ministrave
– Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
© Panorama.al












