Kryeministri Edi Rama flet nga Turqia: Samiti i radhës i NATO-s do të organizohet në Shqipëri!

Jul 8, 2026 | 15:48

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e konfirmon lajmin ndërsa ironizoi edhe për aludimet dhe raportimet e ditëve të fundit se samiti nuk do të mbahej për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes.

edi rama

Pas samitit në Ankara, kryeministri publikoi një video në rrjete sociale ku thekson se “ka ikur ajo kohë kur bëhej ca të donin të tjerët në Shqipëri.”

“Po si thanë nuk do të bëhet samiti në Shqipëri? Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej ca të donin të tjerët në Shqipëri.

Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura