Trump paralajmëron sulme të reja ndaj Iranit: Mund të godasim sërish sonte! Ata janë budallenj, ka diçka që nuk shkon me këta njerëz

Jul 8, 2026 | 15:27

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar se ushtria amerikane do të nisë një valë të re sulmesh ndaj Iranit.

trump1

Duke folur me gazetarët përpara një takimi me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në samitin e NATO-s,  ai tha:

“Ata [Irani] lëshuan disa dronë dhe një raketë drejt anijeve sepse ato ishin në ngushticë, gjë që kanë të drejtë ta bëjnë. Ndoshta do t’i godasim përsëri fort sonte. Do t’u jap një paralajmërim të vogël. Do t’i godasim fort sonte. Por do të shohim se si do të shkojë gjithçka.”

Presidenti amerikan përsëriti edhe vijën e tij të kuqe, duke shtuar:

“Është shumë e thjeshtë, ata nuk mund të kenë një armë bërthamore.”

Trump përsëriti gjithashtu deklaratat e tij të bëra në mëngjes ndaj Iranit duke thënë:

“Ata janë budallenj. Ka diçka që nuk shkon me këta njerëz”.

© Panorama.al

Te lidhura