“Kam filmimet e 85 civilëve që na ndjekin brenda turmës”- Gent Progni: Më vijnë nga prapa këmba-këmbës kudo shkoj! Jemi në survejim

Jul 8, 2026 | 15:54

Eksperti i IT-së Gent Progni ishte sot në News24 për të folur mbi dhunën e ushtruar ndaj tij dhe protestuesve të tjerë para 6 ditësh në protestën para parlamentit.

gent progni

Progni u shpreh se civilët e ndjekin kudo që shkon atë dhe tjerë. Ai shprehet se ka filmimet e 85 civilëve të infiltruar në turmën e protestuesve.

Gent Progni: Kam filmimet të 85 civilë që na rrihnin brenda turmës. Më ndjekin këmba-këmbës. Edhe tani. Na shajnë ne kur hedhim video me njëri tjetrin. Si ka mundësi jemi gjithë kohës në survejim. Edhe rrobat që veshim i japin informacion. Ka një tatuazh këtu, ka orën. Me detaje që të na kapin pasi ikim nga marshimi. Si ka mundësi që nuk u kap ajo goca që hoqi flamurin e Izraelit?! Edhe sot e kësaj dite. Çdo ditë aty ka një polic që ruan, atë ditë nuk ishte. Po të hapësh kamerat, ajo është rrugica më e survejuar nga kamerat. Si ka mundësi që ishte aq shumë e palestruar? Meqë ne jemi të Iranit.

© Panorama.al

Te lidhura