Eksperti i IT-së Gentian Progni ishte sot në News24 për të folur mbi dhunën e ushtruar ndaj tij dhe protestuesve të tjerë 6 ditë më parë gjatë protestës para parlamentit.
Progni shpjegoi uljen te kafeneja ku filloi gjithçka përballë parlamentit. Ai rrëfen si doli aty deputeti Ulsi Manja, i cili provokoi atë dhe protestuesit e tjerë me fjalor rrugësh.
Protestuesit e goditën me vezë Manjën, për të cilën u hakmor Saimir Koka, që dyshohet badigardi i Manjës, i cili dhunoi Progni bashkë me persona të tjerë në sy të policisë.
Progni dha edhe detaje më pas nga shoqërimi në dy komisariate dhe orët e marrjes në pyetje.
Gent Progni: Këta do hyjnë që në 8 dhe do na dali e kotë protesta. Shkoi një nga djemtë për të kontrolluar perimetrin ishin vendosur që në 1 të natës kangjella rrethuese. U ndjeva jo i motivuar. Paskan bërë shtetrrethim për vezë. Nuk do arrijmë do ti trembnim. I shkruajta çunave të paraqiteshim në orën 8 te perimteri i parlamentit të bëjmë të paktën një video Rama në burg. Isha me 4% bateri në darkë. Vendos në karikim, u çova në 8:30 i alarmuar. Mora makinën bleva bigerina vezësh dhe shkova te parlamenti. Shkuam te parlamenti, nuk kishte shanse ishin 1 apo 2 mijë forca, civila pa fund. Që nga pazari i ri. Gjatë 39 ditëve të protestës civilët intimidojnë qytetarët kur shkojnë në shtëpi. Prezantohet, pa emër, i shoqërojnë kanë mbajtur edhe femra deri në 4 të mëngjesit.
Mu vunë nga pas, parkova makinën te pazari i ri, u drejtova në këmbë me bigurina. Pashë reagimet. Kishte një angazhim shumë të avancuar. Edhe FNSH ishin. I kam shquar te hyrja kryesore e parlamentit. Kam thënë djemve ta pimë një kafe te Toptani të hap sytë se këtu qenka bërë sikur kanë ardhur forca ushtarake. Bëra planin është një kafe në kat të fundit, ti gjuajmë me vezë atje. Kur u futëm brenda, security i Toptanit na thotë është bllokuar total qendra. I them po me ra zjarr, në qendër do shkelej siguria e qendrës. Më thotë për ça keni ardhur. U ulëm te kafja. Kur u futëm disa grupe të tjera na kishin parë nga larg që po futeshim te qendra, një grup prej 10 vetësh. Ishin grupe protestuesish. U ula me kurriz nga dalja e lokalit. Një nga çunat bërtet o hajdut. Kthehem shoh Ulsi Manjën po dilte nga dera. Këtë moment kthehem dhe i thërras dhe unë o hajdut. Nuk bën reagim. Sapo futet te kordoni i policisë na kthehet me duar me këmbë na shan me një fjalor, që edhe një rrugaçi rruge nuk do i shkonte në atë moment. Të ofendojë një deputet. Hapa qesen me djathtë jam i mirë, e kemi larë shplarë. Mbaj mënd që u fut grupi tjetër i çunave. Ranë shumë vezë. Breshëri vezësh dhe nuk po pushonin. Shefi i komisariatit 4 dhe dy oficerë me uniforma dhe thotë arrestojeni. U çova dhe ula duart për të mos bërë rezistencë. Kam ulur duart. Këtë moment një person civil Saimir Koka, thonë badigardi i Ulsi Manjës. Nuk rezulton asnjë shkresë që ky punon për Ulsi. Nuk është as punonjës garde as policie. Është punonjës i një security privat. Pronar i fshehur. Kanë marrë disa tenderë. Ka kërcyer nga dritarja e lokalit, mu afrua. Më godet me të majtën te syri i majtë, i them ça po bën. Më godet me të djathtën u mbrojta. Më godet në brinjë. U rrëzova. Më kanë qëlluar disa persona jo vetëm ky. I kam me video. Është një punonjës garde, dy oficerë të shqiponjave dhe një person civil badigard i Ulsi Manjës. Kur na shoqëruan te pjesa me shkurre na goditën nga pas, punonjës policie. Shumica të shqiponjave. Ata ulnin kokën me kapele që të mos i identifikohesha dhe na shanin. Nga gjysma e rrugës nga shoqëruan një pjesë tjetër efektivësh që u sollën në mënyrë korrekte. Na çuan te kom 1. Morën urdhër që duhet të ndahet një pjesë e grupit, u ndamë veç. Besar Kaimi ishte mbuluar komplet me gjak. Kishte filmuar pamjet. Ja morën kamerat. Po kërkojmë dhe kamerat e lokalit.
Fillimisht u quajtëm të shoqëruar. Nuk u pajisëm me dokumentin e mjekësisë ligjore. Na thonin do prisnin. U mbajtm një orë e gjys në një dhomë të kom. E palyer me telat jashtë. Na u konfiskuan telefonat, sot i kemi marrë.
OPGJ më thoshte nuk të marr kallëzim. Zonën e mbulon komisariati 1. I thashë pse jam te 4. I thashë jam i shoqëruar nuk jam person në hetim. Gjeti arsye që nuk janë kompetencat e një OPGJ që të bësh kallëzim. I thashë Saimir Koka nuk është polic. I kam kërkuar ekzaminim mjeko-ligjor. Shefi i komisariatit me dy bashkëpunëtorë vinin si hora. Më thonin pse qesh se je dhe i dhunuar. Më thonin do rrish këtu derisa të të ikin të gjitha shenjat. Më morën deklarim. Në deklarim nuk shkruanin ato që thoja unë. Jam dhunuar nga policia, jo nuk e shkruaj. U shkruajt që është dhunuar me pranga në duar. Nga një person me emrin Saimir Koka. Dhe u mbyll deklarimi. Na futën në dhomat e paraburgimit. Na lanë deri në afatin e kalimit 5 orar. Kur mbaroi 10 minuta, 5-orarsh. Më thirrën lart dhe më thanë nuk je më i shoqëruar, je person në hetim. Gjykata për mua i hodhi poshtë të gjitha pretendimet.
Po përgatis dosjen, i kemi gjetur të gjithë policët e përfshirë. Po presim pamjet nga lokali. Të harrojnë se mund t’i fshijnë ato pamje. Kam bërë dhe jnë verifikim te lokali. Ka pasur kamera sipër meje. Kamera dhe me zë. Pamje nga parlamenti që kanë parë provokimet e Ulsi Manjës.
Në qelinë e paraburgimit, kam qenë me 4 djem, që u kapën pas meje. Në momentin që na vendosën si persona në hetim. Ndryshuan dhe pyetjet e hetimit. Pyetja e parë kush është organizatori i protestës. Unë jam përgjigjur populli. Një nga djemtë u përgjigj. Nuk është genti por e njoh organizatori, u gëzuan policët, u përgjigj është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Njërit iu ofrua dhe lirimi nëse thoshte është Genti organizatori.
© Panorama.al












