Kryeministri i ri i Francës, Zhan Mark Ayrault, ka shpallur dje kabinetin e tij qeverisës, një ditë pasi mori bekimin nga Presidenti i ri Fransua Holande. Posti i ministrit të Ekonomisë e Financave, një nga ministritë më të rëndësishme, iu dha Pier Moskovic. Laurent Fabius, një socialist veteran dhe ish- kryeministër do të jetë ministri i Jashtëm, duke zëvendësuar konservatorin Alain Jupe. Ministër i Brendshëm është Manuel Valls, ministre Kulture Aurelie Filipeti, ministër i Arsimit është Vinsent Peillon, dhe ministër i Punës, Mishel Sapin. Mjedisi i është besuar Nikole Brisq, ndërsa Shpërndarja e Territoreve dhe Banesave, Sesile Duflot. Sot, Ayrault do të mbajë mbledhjen e parë me Këshillin e Ministrave.











