KRUJE- Nje fabrike e prodhimit te dyshekeve ne Kruje eshte perfshire nga nje zjarr i fuqishem, shkaqet e te cilit ende nuk dihen.
Ngjarja ka ndodhur ne mesdite, ne një fabrikë dyshekësh 3-katëshe, në hyrje të qytetit të Krujës.
Zjarri i eshte afruar edhe banesave perreth, duke shkaktuar panik ne zone. Mesohet se tre persona kane marre plage nga flaket, nderkohe qe jane shenuar deme te shumta materiale.
Ne vend mberriten forca te shumta zjarrfikese, qe po punojne per izolimin e vatres, nderkohe qe nje grup ekspertesh do te merren me hetimin per zbardhjen e shkaqeve te zjarrit.
© Panorama.al











