Kriza globale, bie euro dhe çmimet e aksioneve

May 18, 2012 | 14:30

Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle.

Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane diten e sotme dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar.

Rënia erdhi pas 16 banka spanjolle u degraduan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia do të mund ta braktisë eurozonën.

Dollari amerikan ndërkohë ka shënuar rritje në raport me euron, derisa çmimi i arit dhe naftës të premten shkoi nga rënia.

© Panorama.al

Te lidhura