TIRANË- Vrasje nga pakujdesia cilesohet nga policia krimi ndodhur ne Shengjergj te Tiranes, ku djali 16 vjecar ka vrare me arme gjahu babane e vet.
Sipas të dhënave të para mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Kujtim Muca 43 vjec dhe autor është djali i viktimës, vetëm 16 vjecar.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut teke e kalibrit 12 mm, me nr. 0185, se bashku me një gezhoje, me të cilën është kryer krimi . Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale Vrasjes nga pakujdesia “, thuhet ne njoftimin e policise se Tiranes.
© Panorama.al











