POGRDAEC- Babai vret me sëpatë djalin e tij 25 vjeç. Krimi i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Verdovë të Pogradecit, në rrethana ende të pasqaruara nga policia.
Mësohet se autori i krimit është 72 vjecari Njazi Kromollari, qe eshte arrestuar nga policia fill pas ngjarjes.
Dyshohet se mes tij dhe djalit, Kudretit ka pasur një grindje, për motive që ende presin të sqarohen. Pas sherrit, babai ka rrëmbyer sëpatën dhe e ka qëlluar djalin për vdekje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
© Panorama.al











