Krijohen mantelet e padukshme

Oct 5, 2011 | 12:58

Një video e re ku demonstrohet një mantel i vërtetë, pothuajse i padukshëm, lidhet me fenomenin e “përkuljes së dritës” apo mirazhit, por të krijuar me një fije të hollë të nxehur karboni. Efekti i njohur si fenomeni “defleksion fototermal” punon duke “përkulur” rrezet e dritës larg sipërfaqes drejt syve tuaj. Është pak a shumë njëlloj me atë çfarë ndodh kur ajri i nxehtë mbi tokë “reflekton” një imazh ujor kur rrezet e diellit kërcejnë nga toka. Kjo krijon iluzione burimesh uji që torturojnë udhëtarët e etur në shkretëtirë. Nanotubat e karbonit mund të nxehen shumë shpejt duke krijuar menjëherë një shtresë të ngjashme me atë të ajrit të nxehtë mbi tokë. Mirazhet janë të rrezikshme në shkretëtirë, por përdorimi i teknikave të “përkuljes së dritës” mund të çojë në “mantelet e padukshme”, që do të ishin të parat funksionale. Eksperimenti funksionoi në Universitetin e Dallasit, SHBA.

© Panorama.al

Te lidhura