TIRANE- Opozita e Bashkuar pas një takimi që pati në selinë rozë konfirmoi se të marten do të mblidhet tryeza zyrtare.
Menjëherë pas takimit, Preç Zogaj u shpreh se “të martën do mblidhet tryeza zyrtare e Opozitës së Bashkuar, që do diskutojë për Integrimin pas publikimit të Raport Progresit si dhe propozimet e opozitës”
Gjatë këtij takimi Zogaj tha se, do të bëhet një sintezë e paktit të integrimit për Shqipërinë si gjithë Evropa, që është propozuar nga opozita, si po shkon, si është pritur e si do të vazhdohet në të ardhmen, duke shtuar se gjithashtu “do të miratohet një kuadër parimesh për reformën zgjedhore”
Të gjitha këto takime informale përpos të tjerash bëhen për përgatitjen e një takimi zyrtar, tha Zogaj, duke justifikuar mungesat e hërëpashershme në takimet e opozitës.
Ne takimin e kryesuar nga kreu i PS-se, Edi Rama ishin te pranishem Preç Zogaj, Petro Koci, kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, ai i PBDNJ-se, Vangjel Dule.
© Panorama.al











