Kreu i Ligës rumune: Desh vdiqa në Tiranë

Oct 13, 2011 | 13:17
Dumitru Dragomir

Presidenti i Ligës së futbollit rumun, Dumitru Dragomir, për pak sa nuk ka vdekur të hënën në mbrëmje në Tiranë. Kështu është shprehur drejtuesi i lartë i futbollit rumun, pasi është helmuar me ushqime jo të freskëta. Ai ka thënë gjithashtu se ka pasur realisht probleme dhe se ka përfunduar në një nga spitalet e kryeqytetit në gjendje të frikshme. “Pa vëllezërit e mi, në Tiranë për pak desh vdiqa. U helmova me një sallatë toni gjatë darkës dhe u detyrova të shkoja në spital. Në fillim neglizhova, por më pas e pashë veten keq. Isha aq keq, sa kurrë ndonjëherë në jetën time nuk e kam përjetuar atë që ndodhi. Mjekët më thanë se mund të kisha vdekur në rast se do të isha vonuar edhe pak. Tani po marr mjekime dhe jam mirë, por u tremba shumë”, ka thënë Dragomir për mediat rumune. Ndërkohë, zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë hezituar të japin ndonjë shpjegim për atë që ka ndodhur, duke preferuar të heshtin. Ngjarja ka bërë bujë të madhe në median rumune. Për kushtet në Shqipëri janë pyetur edhe lojtarët me stafin teknik, por të gjithë kanë thënë se nuk kanë pasur kurrfarë problemi.

© Panorama.al

Te lidhura