Kreu i KLSH-së, Topi propozon Sali Shehun

Oct 27, 2011 | 14:30
Presidenti Bamir Topi

TIRANE- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka firmosur sot dekretin per emrin e ri te kreut te Kontrollit te Larte te Shtetit.

Ne nje dekret te posacem, presidenti i propozon Kuvendin emrin e Sali Shehut per te qene ne krye te KLSH-se.

“Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar,  dekretoj:  Sali Shehu i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit”- thuhet ne dekretin e Topit.

Kandidati i zgjedhur nga kreu i shtetit ka qenë deputet i Partisë Demokratike para zgjedhjeve te 28 Qershorit te vitit 2009 dhe eshte identifikuar si mbështetës i Topit.

Dekreti hyn ne fuqi menjehere dhe pritet qe shume shpejt te jete pjese e seances se Kuvendit per te gjetur miratim.

© Panorama.al

Te lidhura