TIRANË- Këshilli i Ministrave ka bërë sot publik tre kandidaturat e qeverisë për kreun e Bankës së Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme, Berisha ka deklaruar se pas konsultimesh janë përzgjedhur për këtë post tre kandidatura.
“Ardian Fullani, bankier me eksperiencë të gjatë në sistemin bankar dhe drejtues i BSH në një nga kohët më të vështira për financat europiane dhe botërore është një nga kandidaturat”- ka thënë Berisha.
Kandidatura tjetër është ajo e Elisabeta Gjonit, drejtuese e AMF, që sipas Berishës ka dhënë kontribut shumë të rëndësishëm në krijimin dhe drejtimin e këtij institucioni dhe në tërësi.
Kandidatura e tretë është ajo e Petraq Milos, cilësuar prej kryeministrit si një nga personalitetet e financave në vend.
“Tre të tjerat nuk janë nomeklaturë e KM, por e parlamentit dhe një prej tyre e vetë bordit të bankës”- tha ai.
© Panorama.al











