Krasniqi denoncon ambasadorin Dell

Oct 4, 2011 | 12:04

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, gjatë një takimi me kongresisten amerikane, Ileana Ros Lehtinen, ka denoncuar ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, si person që nuk i ka respektuar rregullat e demokracisë amerikane. “Një gjë që nuk po më pëlqen, është se ambasadat amerikane nuk po luajnë rolin pozitiv që iu takon në rajonin tonë. Ata po e përdorin faktin se shqiptarët e duan Amerikën, mirëpo shumë herë ambasadorët po e keqpërdorin dashurinë e shqiptarëve ndaj Amerikës. Ata sillen si mbretër, favorizojnë disa njerëz dhe lëndojnë disa të tjerë”, akuzoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura