Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri do t’i bashkohet listës së gjatë të atyre që do të mbajnë Pishtarin Olimpik në lojërat dimërore Milan-Kortina 2026. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi kuqezi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Alegri e komentoi për këtë nder në konferencën për shtyp: “Jam i kënaqur që do të jem në gjendje të mbaj pishtarin olimpik, do të jetë një emocion dhe një përvojë e mrekullueshme. E falënderoj CONI-n për këtë mundësi.”
Trajneri i “Djallit” do të jetë në shoqëri të mirë duke pasur parasysh se shumë ish-lojtarë dhe trajnerë do të mbajnë pishtarin olimpik, nga Zlatan Ibrahimoviç te Filipo Inzagi, si dhe trajneri aktual i Komos, Çesk Fabregas dhe Havier Zaneti.
Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 do të zhvillohen gjatë fundjavës së 6-8 shkurtit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al













