KQZ i vendos ultimatum partive politike: Keni 24 orë afat për heqjen e posterave! Përndryshe Policia Bashkiake do të…

Apr 11, 2025 | 19:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, gjatë së cilës shpalli vendimet mbi një sërë shqyrtimesh administrative të denoncimeve të depozituara nga forca politike dhe organizata të ndryshme.

ilirjan celibashi KQZ

Në mbledhjen e sotme u vendos t’u lihet kohë subjekteve zgjedhore 24 orë kohë për vendosjen e shënimit “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të … (vijon me emrin e subjektit zgjedhor)”, materialeve propagandistike dhe në rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore: “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan;

“Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, në Dibër, Tiranë; Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër;“Koalicioni Euroatlantik”, në Elbasan; Partia Djathtas 1912” në Delvinë.

Sot, iu dha autorizimi 11 KZAZ-ve për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçme dhe emërimin e anëtarëve të tij si më poshtë vijon:

1. KZAZ-së nr. 20 për KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë Krujë, Qarku Durrës
2. KZAZ-së nr. 1 për KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër
3. KZAZ-së nr. 16 për KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër
4. KZAZ-së nr. 80 për KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër
5. KZAZ-së nr. 86 për KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë
6. KZAZ-së nr. 61 për KQV nr. 3079/03, pranë I.E.V.P Fier
7. KZAZ-së nr. 48 për KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan
8. KZAZ-së nr. 45 për KQV nr. 2273/02, pranë I.E.V.P Elbasan
9. KZAZ-së nr. 67 për KQV nr. 3433/00, pranë I.E.V.P Berat
10. KZAZ-së nr. 46 për KQV nr. 2565/01, pranë I.E.V.P Elbasan
11. KZAZ-së nr. 11 për KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku Kukës.

© Panorama.al

Te lidhura