Kosovë: Pas heqjes së barrikadave, qetësi

Oct 22, 2011 | 13:10

Situata në Veri të Kosovës, pas operacionit të djeshëm të KFOR-it për largimin e barrikadave rrugore, është e qetë. Kështu kanë njoftuar zyrtarët e KFOR-it dhe ata të Policisë së Kosovës. Komandanti i KFOR-it, Erhard Dreus, tha se KFOR-i i respekton protestat e njerëzve si e drejtë e tyre legjitime, por jo duke bllokuar rrugët. Ai tha se ka pak shpresë për arritjen e ndonjë zgjidhjeje me përfaqësuesit serbë. Lideri i serbëve të Veriut të Kosovës, Millan Ivanoviç, tha se serbët lokalë në Veri të vendit janë të vendosur që t’i mbrojnë qëndrimet e veta me, siç i quajti ai, mjete paqësore dhe demokratike.

© Panorama.al

Te lidhura