Kosovë, rrëzohet mocioni i Vetëvendosjes

Oct 27, 2011 | 14:49

PRISHTINE- Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash hodhën poshtë mocionin e Grupit Parlamentar Vetëvendosje.

Pas shume debatesh dhe kalimit ne votim mocioni u rrezua me 54 vota kundër. Për mocion ishin vetëm 17 vota.

Ky mocion katërpikësh kërkonte që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri; që Qeveria t’i dërgojë forcat policore për të mbrojtur sovranitetin në veri; që t’i ndërpresë  bisedimet me Serbinë dhe t’i shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme marrëveshjet e arritura, para se Serbia ta njeh Kosovën, dhe që t’u ndërpitet burimi financiar strukturave të paligjshme dh kriminale të shtetit të Serbisë.

Votimit të këtij mocioni i ka paraprire një debat për situatën politike dhe të sigurisë në veri, për te cilen në interpelancë u ftua kryeministri Hashim Thaçi.

© Panorama.al

Te lidhura