Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se shërbimet e Kuvendit janë urdhëruar që të mos fusin në rendin e ditës asnjë projektligj të propozuar nga ministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.
“Janë urdhëruar shërbimet e Kuvendit, që asnjë ligj që janë me propozim të Belinda Ballukut dhe janë udhëzuar kryetari i Kuvendit, shërbimet e Kuvendit që asnjë ligj që është propozuar dhe ka si iniciues ministrinë e Ballukut, të mos futet gjatë kësaj periudhe në rendin e ditës në seancë plenare”, tha ai në “LOG.”, në News 24.
Sipas tij, ky vendim është marrë me qëllim shmangien e debateve të drejtpërdrejta me opozitën në lidhje me akuzat që, sipas tij, nuk i kanë ngritur vetëm opozita dhe Partia Demokratike, por edhe SPAK.
“Korrupsioni i saj është i pandalshëm”, theksoi Bardhi, ndërsa shtoi se “nuk gjej dot një projekt të iniciuar apo që mban firmën e Ballukut, kur nuk fishihet pas saj një aferë korruptive”.
Gazemet Bardhi: Janë urdhëruar shërbimet e Kuvendit, që asnjë ligj që janë me propozim të Belinda Ballukut dhe janë udhëzuar kryetari i Kuvendit, shërbimet e Kuvendit që asnjë ligj që është propozuar dhe ka si iniciues ministrinë e Ballukut, të mos futet gjatë kësaj periudhe në rendin e ditës në seancë plenare.
Balluku ka vendosur të shmang seancat plenare, nuk do lejoj debat me përballje me opozitën mbi akuza që nuk ja ka bërë vetëm PD dhe opozita, por ja ka bërë SPAK dhe kam bindjes që do vijojë t’ja bëj SPAK, se korrupsioni i saj është i pandalshëm. Nuk gjej dot një projekt të iniciuar apo që mban firmën e Ballukut, kur nuk fishihet pas saj një aferë korruptive.
© Panorama.al












