Korfuz, deti nxjerr hashashin. Erdhi nga Shqipëria

Oct 20, 2011 | 15:16
KORFUZ- Sërish drogë në brigjet e Korfuzit. Pas zbulimit të një sasie prej 75 kg, në 30 pako plastike të shtunën, në zonën detare “Alikon” përballë brigjeve shqiptare, deti ka nxjerrë edhe 12 kg të tjera.
Skafi i policisë kufitare të Korfuzit, ka zbuluar 5 pako, në të njëjtën zonë ku u gjetën edhe ditën e shtunë, veçse këtë herë më pranë bregut. Policia dyshon se bëhet fjalë për të njëjtën sasi droge, duke shkuar në total 87 kg. Sipas burimeve, hashashi dyshohet të jetë hedhur në det nga një skaf shqiptar që kryen trafikun në linjën Sarandë-Korfuz.
Dyshimet më të mëdha janë se droga është hedhur ose nga frika ose nga ndonjë defekt i mjetit lundrues, duke përjashtuar mundësinë që ato të jenë hedhur për t’u marrë nga trafikantët grekë, pasi sasia e hashashit ishte e lagur. Policia vazhdon kërkimet në zonë.
Shpresa DINE
© Panorama.al

Te lidhura