Zani Çaushi, sherr me dy të burgosur. Izolohet

Oct 1, 2011 | 10:48

KORCË- Sherr mes Zani Çaushit dhe dy të burgosurve të tjerë që vuajnë dënimin në burgun e Korcës.

Nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre dhe as bëhen publike emrat e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë zënkë.

Sipas burimeve policore mësohet se pasi kanë vënë në qetësi situatën, gardianët kanë izoluar të dënuarin me burgim të përjetshëm Zani Çaushi. Çaushi u transferua në burgun e këtij qyteti pas incidenteve në Burrel e Peqin.

© Panorama.al

Te lidhura