Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan është vlerësuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me Urdhrin e Lirisë për kontributin e Tij për çështjen kombëtare.
Vetë biznesmeni me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohje ndaj presidentes së Kosovës.
Ai thotë se dekorata i përket familjes Bajraktari dhe gjithë komunitetit shqiptar që angazhuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
“Falënderoj edhe Drejtuesen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Anu Prattipati, e cila më nderoi me pjesëmarrjen dhe fjalët e saj në këtë ceremoni.
Kjo dekoratë nuk më përket vetëm mua, por i përket edhe familjes Bajraktari dhe gjithë komunitetit shqiptar që është angazhuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”, shkruan Bajraktari.
Postimi i plotë
Po ndaj me ju disa momente nga ceremonia e dekorimit tim me “Urdhrin e Lirisë” nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Edhe një herë shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj Presidentes Osmani për këtë vlerësim të lartë.
Falënderoj edhe Drejtuesen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Anu Prattipati, e cila më nderoi me pjesëmarrjen dhe fjalët e saj në këtë ceremoni.
Kjo dekoratë nuk më përket vetëm mua, por i përket edhe familjes Bajraktari dhe gjithë komunitetit shqiptar që është angazhuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.















