UPDATE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka vleresuar pjesemarrjen ne votimet e sotme per zgjedhjen e delegateve per Kongresin e socialisteve.
Pas votimit te tij, ai përshëndeti të gjithë anëtarët e PS-së.
“Sot ashtu si dhe një pjesë në emigracion po votojnë për konstituimin e Kongresit të ri të PS-së. Jam shumë i kënaqur nga të dhënat që kemi deri tani për pjesëmarrjen. Ashtu si kundër jam shumë i kënaqur për konsolidimin e një tradite të promovimit të barazisë gjinore në forumet e PS”- tha Rama.
Mengjesi i sotem ka shenuar hapjen e procesit te votimit, permes te cilit anëtarët e PS-së në të gjithë vendin do të zgjedhin delegatët e Kongresit të 5 nëntorit.
Votimi ka nisur ne oren 08.00 te mengjesit dhe do te mbyllet ne oren 16.00. Në qendrat e vogla të votimit procesi i numërimit do të përfundojë brenda ditës së sotme. Lideri socialist, Edi Rama votoi në njësinë nr. 2, në Tirane.
PS-ja numëron rreth 88 mijë anëtarë në të gjithë vendin përfshi këtu edhe rreth 6 mijë anëtarë në emigracion, veçanërisht në Itali dhe në Greqi.
Në bazë të udhëzimit që miratoi Asambleja Kombëtare, numri i delegatëve përcaktohet në bazë të numrit të anëtarësisë së partisë në rang bashkie apo komune, regjistruar deri më 30 qershor 2011. Në bazë të kësaj, në të gjitha degët brenda vendit do të zgjidhet 1 delegat për 100 anëtarë partie.
© Panorama.al











