Konflikt pronësie para gjykatës, 1 vdes, 3 plagosen

Oct 14, 2011 | 10:05

LEZHË- Anëtarë të dy familjeve janë përplasur me armë para gjykatës së Lezhës. Konflikti për shkaqe pronësie mes tyre nisi që në ambientet e gjykatës dhe degjeneroi në përdorimin e armëve jashtë godinës.

Si pasojë mësohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital.

Në komisariat janë shoqëruar disa dëshmitarë që kanë parë ngjarjen dhe mund të japin të dhëna lidhur me të.

© Panorama.al

Te lidhura