Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit, deputeti Korreshi: Autoritet shtetërore fikën pa asnjë paralajmërim transmetimin e News24! Gazetarët u penguan të ushtrojnë detyrën!

Oct 29, 2025 | 12:07

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në takimin e 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, ka deklaruar se goditja e News24 ishte një ngjarje e rëndë në vendin tonë.

samir korreshi news24

Ai deklaroi se autoritetet shtetërore fikën pa asnjë paralajmërim transmetimin e News24 dhe pa proces të rregullt administrativ.

Gjithashtu theksoi se gazetarët u penguan të ushtrojnë detyrën, si edhe të aksesonin mjetet e tyre të punës.

“Dua të përmend një rast që vlen shumë, goditja e televizionit Neës24 dhe mediat e tjera të këtij grupi mediatik.

Në gusht autoritet shtetërore ndërhynë duke futur duart në sinjalin e Neës24, duke fikur transmetimin pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë proces të rregullt administrativ. Paralelisht me ndërprerjen arbitrare të sinjalit gazetarët u penguan në ushtrimin e detyrës dhe të aksesonin mjetet e punës.

Kjo ishte ngjarje shumë e rëndës që ndodhi në Shqipëri”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura