Komisioni i Ekonomisë miraton buxhetin faktik 2010

Oct 3, 2011 | 20:00
Komisioni i Ekonomise

TIRANE- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar mes debateve buxhetin faktik të shtetit për vitin 2010. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan ministrinë e financave për korrupsion me akcizën dhe taksat e tjera.

Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode mbrojti buxhetin faktik duke thënë së gjatë vitit 2010 ekonomia është rritur në masën 4%, ka patur rritje të të ardhurave pavarësisht ndikimit të krizës globale si dhe ka patur rritje të shpenzimeve.

Parlamenti do të votojë në seancën e 6 tetorit projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2010”.

Edhe gjatë kësaj seance pritet të ketë debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës për shkak të shifrave të këtij buxheti.

© Panorama.al

Te lidhura