Komisionerja për zgjerimin flet me optimizëm për dy vende të Ballkanit: Shqipëria mund të mbyllë negociatat në fund të 2027!

Mar 27, 2025 | 19:52

Komisionerja për zgjerim, Marta Kos, flet me optimizëm për dy vende të Ballakanit që sipas saj mund të mbyllin negociatat për anëtarësim në BE brenda mandatit të saj.

Screenshot_16

Marta Kos iu referua Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Ajo tha se dy vendet që kanë përparuar dhe që janë në krye të listës për tu bërë pjesë e BE janë Mali i Zi dhe Shqipëria.

“Aktualisht, Shqipëria është në vendin e dytë, e cila mund të kalojë vijën e përfundimit të negociatave në fund të vitit 2027”, tha komisionerja.

Marta Kos: Dy vende janë në krye, njëri është Mali i Zi, me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026, pas së cilës u mbetet vendeve anëtare se sa kohë do të duhej për ratifikimin. Tashmë i kemi hapur të gjithë kapitujt me Malin e Zi, tani sapo po i mbyllim. Aktualisht, Shqipëria është në vendin e dytë, e cila mund të kalojë vijën e përfundimit të negociatave në fund të vitit 2027… Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, një shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

© Panorama.al

Te lidhura