Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë ku u lëshuan 22 masa sigurie në një aksion të përbashkët mes prokurorisë së Brescia dhe SPAK.

Sipas Giornale di Brescia, prokuroria italiane zbuloi një rrjet droge me bazë në Rovato dhe Palazzolo, ndërsa u arrestuan 8 persona në Brescia. Ndërkohë në total 49 persona janë marrë nën hetim, 46 prej të cilëve shqiptarë.
Transportimi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.
Giornale di Brescia raporton se u sekuestruan afërsisht 3 milionë euro, të ardhurat të përfituara nga aktivitete të paligjshme të klaneve shqiptare.
Sipas hetuesve, droga gjeneroi fitime prej afërsisht 12 milionë eurosh. Kokaina mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria.
Nga hetimi u zbulua se shoferët e autobusëve që nuk ishin në dijeni se po transportonin drogë.
© Panorama.al











