Kodi Rrugor, PD-PS kompromis te Ligjet

Nov 16, 2011 | 12:06
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Miratohet me konsensus nga deputetet e shumicës dhe të opozitës ndryshimet në projektligjin për Kodin Rrugor, lënë pezull nga mbledhja e mëparshme.

Projektligji që kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend ka kaluar me debate, por gjithsesi duke gjetur më në fund mirëkuptimin e palëve. Vetëm një ditë më parë, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, kaluan me konsensus tre Kodet, ai Detar, Hekurudhor dhe Ajror.

Duket se gjithçka vjen në vijim të marrëveshjes së arritur mes PD-së dhe PS-së në Konferencën e Kryetarëve, ku u ra dakord per kryerjen e reformës zgjedhore, asaj parlamentare dhe miratimi i axhendës për kalimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend.

© Panorama.al

Te lidhura