Klinika private çon në Gjykatë Eliona Pitarkën, ja për çfarë akuzohet blogerja

Jan 19, 2026 | 18:04

Vetëm pak ditë më parë një debat mes blogeres Eljona Pitarka, dhe klinikës “Vera Virhov” u bë virale në mediat sociale.

Konflikti nisi pas reagimeve publike të klinikës, e cila akuzoi Eliona Pitarkën se po shpërndante dieta ushqimore për fëmijë në rrjete sociale, duke përdorur pa autorizim emrin e pediatrit Edi Tushe. Klinika paralajmëroi se këto veprime, sipas saj, ishin të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin.

 

 

Pas këtyre deklaratave, përplasja mes palëve vijoi edhe në Instagram, ku u publikuan postime dhe kundërpostime ndaj njëri-tjetrit.

 

Së fundmi, klinika “Vera-Virhov”, e drejtuar nga Genta Dedej, njoftoi përmes një deklarate zyrtare se ka depozituar padi ndaj Eliona Pitarkes. Sipas klinikës, padia përfshin akuza për shpifje, fyerje, dëmtim të imazhit dhe shkelje të legjislacionit në fuqi.

DEKLARATA e Klinika Vera–VIRHOV

Klinika Vera–VIRHOV ushtron aktivitetin e saj prej mbi 20 vitesh, duke ndërtuar reputacionin mbi profesionalizëm, etikë mjekësore dhe respekt maksimal për shëndetin publik. Institucioni ynë përfaqësohet nga mjekë të nderuar si: Dr. Edi Tushe, Dr. Gentian Stroni, Dr. Moza Keta, Dr. Elton Qeli, Dr. Gentian Caco, Dr. Meri Papajani, Dr. Fatbardha Xhani, si dhe shumë profesionistë të tjerë që janë krenaria e këtij institucioni. Nga kjo klinikë kanë dalë dhjetëra infermierë dhe laborantë të specializuar, sot aktivë me dinjitet në tregun e punës.

Në lidhje me znj. @elionapitarka , sqaroj publikisht se:

❌ Nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të mjekëve tanë

✔ Është trajtuar vetëm si paciente, me korrektësi dhe respekt.

Në vitin 2023 e kam këshilluar personalisht të mos publikonte informacione dezinformuese mbi shëndetin e fëmijëve (temperaturat febrile, dietat pediatrike). Pavarësisht kësaj, ajo ka vijuar publikime që krijojnë konfuzion dhe dëmtojnë seriozitetin e profesionit tonë. Si person publik dhe influencer, ajo ka përdorur para disa ditesh Instagramin e saj, për të publikuar deklarata shpifëse dhe të pavërteta ndaj meje dhe stafit të Klinikës Vera–VIRHOV, duke dëmtuar rëndë imazhin profesional të institucionit.

Janë konstatuar gjithashtu:

– përdorim i materialeve filmike pa lejen tone, dhe keshillimet si paciente ne rrjetet e saj sociale, qe perben shkelje e pronës intelektuale te klinikes.

– mesazhe kërcënuese në telefonin tim personal (të dokumentuara)

Dhe te tjera.

Për këtë arsye, Klinika Vera–VIRHOV ka nisur procedurat ligjore për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji. Ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg, sipas rasteve konkrete.

Deklaroj publikisht se çdo gjobë apo dëmshpërblim që mund të përfitohet nga ky proces do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të Jetimores së Tiranës, si nje akt human dhe simbolik per dinjitetin njerezor. Klinika Vera–VIRHOV do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj me korrektësi, profesionalizëm dhe transparencë, në shërbim të pacientëve dhe shoqërisë shqiptare.

© Panorama.al

Te lidhura