TIRANË- Kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Metush Saraçi largohet nga detyra dhe në vend të tij komandohet një tjetër.
Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura që nisi gjatë paradites.
Në vend të Saraçit. KLD-ja komandoi përkohësisht Alaudin Malajn për një afat 3 mujor. Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka qenë i pranishëm edhe kreu i saj, njëherësh presidenti i vendit, Bamir Topi.
Nuk ka ende detaje rreth diskutimeve të bëra në mbledhje, nderkohe qe mesohet se Saracit i kishte mbaruar mandati.
Mesohet se ne mbledhje eshte diskutuar per sistem vlerësimi te kandidatëve për kryetar, nderkohe qe kjo do te shoqerohet edhe me inspektim te kandidaturave.
© Panorama.al











