“Kishim ndjesë pastë një LSI që na u kthye në nyje në fyt”- Rama ironizon partitë e vogla opozitare: Ne themi “shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël”, këta duan zgjedhje të parakohshme

May 1, 2025 | 12:05

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar partitë e vogla opozitare në vend duke i krahasur me ish-LSI-në.

“E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai shtoi “të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”.

“Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe te themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Edi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura