Kinë, tatime për të ndihmuar të varfrit

Oct 12, 2011 | 11:33

Kina ka vendosur tatime kombëtare në produktet e naftës dhe të prodhimeve të tjera, për të mbledhur para për zonat e varfra. Liderët e Kinës komuniste thanë se tatimi ka për qëllim të sigurojë, se hapësirat e varfra, që prodhojnë pjesën më të madhe të naftës kineze, do të marrin të ardhura më të mëdha. Zemërimet në rajonet minoritare, siç është Tibeti, pjesërisht janë nxitur edhe për shkak të pakënaqësisë se banorët lokalë marrin pak nga të ardhurat që vijnë nga nafta shtetërore dhe xeheroret.

© Panorama.al

Te lidhura