Kina zhvillon stërvitje të mëdha ushtarake rreth Tajvanit, Taipei: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Dec 29, 2025 | 9:22

Kina ka nisur stërvitje të gjera ushtarake rreth Tajvanit, duke simuluar pushtimin dhe bllokadën e zonave kyçe të ishullit, si paralajmërim ndaj asaj që e quan “forca separatiste”.

kine stervitje

Stërvitjet, të quajtura “Misioni i Drejtësisë 2025”, përfshijnë ushtrinë tokësore, marinën, forcat ajrore dhe raketore, si dhe përdorimin e armëve me zjarr të vërtetë.

Stërvitjet vijnë disa ditë pas njoftimit të SHBA-së për një paketë armësh prej 11 miliardë dollarësh për Tajvanin, veprim që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Pekini.

Tajvani i quajti stërvitjet kineze një shkelje të normave ndërkombëtare dhe ka vendosur forcat e tij në gatishmëri të lartë për të monitoruar situatën.

“Tajvani shpreh dënimin e tij të fortë për shpërfilljen e ligjit ndërkombëtar nga autoritetet kineze dhe përdorimin e frikësimit ushtarak për të kërcënuar vendet fqinje”, tha në një deklaratë zëdhënësja presidenciale e ishullit, Karen Kuo.

Presidenti tajvanez Lai Ching-te ka deklaruar se Tajvani synon të ruajë status quo-në, por do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen për të penguar çdo përpjekje pushtimi.

Ndërkohë, Kina vazhdon të insistojë në “ribashkimin” me Tajvanin dhe ka shtuar ndjeshëm presionin ushtarak në rajon që nga viti 2022.

© Panorama.al

Te lidhura