Kina ofron plan sekret për të shpëtuar euron

Oct 17, 2011 | 9:49
Nga takimi i G20 në Paris

Një plan sekret i Kinës për të shpëtuar monedhën e përbashkët europiane është paraqitur në samitin e G20 në Paris dhe tashmë zërat për të po qarkullojnë në Frankfurt dhe Paris. Plani është paraqitur nga “Sunday Times”, i cili shkruan se delegacioni kinez në Paris, i drejtuar nga ministri i Financave, Xie Xuren, u ka paraqitur ministrave dhe autoriteteve europiane të mbledhur në kryeqytetin francez, një ofertë për të shpëtuar euron me investime masive, si në infrastrukturë. Plani sekret i Pekinit, për të cilin flitet vetëm jo zyrtarisht, ka një vlerë prej dhjetëra miliardësh. Një injeksion në kryeqytetet e eurozonës, që mund të nisë me ndërhyrjen në Greqi të gjigantit kinez “Hna”, në garë për blerjen e Aeroportit të Athinës. Por kushtet e investimit do të jenë të ashpra. “Kina do të jetë e sigurt që Europa t’i njohë përmasat e gropës së krijuar dhe që kjo gropë të mos bëhet më e madhe, përpara se Pekini të pranojë ta mbushë”, shkruan gazeta.

© Panorama.al

Te lidhura