KFOR ndal aksionin, shumë serbë mbi barrikada

Oct 22, 2011 | 10:32

MITROVICE- Forcat e KFOR-it janë tërhequr nga aksioni për të larguar barrikadat që çojnë drejt pikës kuftare në Jarinje,  respektivisht heqjen e barrikadës në Rudare, afër se cilës janë mbledhur serbët lokalë në një numër të konsiderueshëm.

Raportohet se tërheqja e forcave të KFOR-it prapa nga kanë ardhur është duartrokitur nga turma e serbëve të mbledhur.

Aksioni i paperfunduar nisi mengjesin e sotem, ku forcat e KFOR-it nisen heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë.

RTK raporton se në drejtim të kësaj pike u nisen me dhjetëra automjete të rënda dhe forca të mëdha të KFOR-it.

Ndërkaq, siç raportojnë mediat serbe, forcat e KFOR-it janë nisur drejt Rudarit, ndërsa në rrugë janë ndeshur me serbët lokalë, të cilët po qëndrojnë në barrikadat e vendosura në atë pjesë.

Forcat e KFOR-it dhe serbët u mblodhen mbi barrikada, të cilët brohorisnin parulla nacionaliste.

KFOR-i u ka bërë thirrje atyre të largohen nga barrikadat përndryshe do të jetë i detyruar të përdorë forcen.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, u tërhoqi të premten vërejtjen serbëve se në rast se nuk largojnë barrikadat në veri, ushtarët e misionit do të jenë të detyruar ta përdorin forcën.

© Panorama.al

Te lidhura