KFOR heq barrikadat, serbët i vendosin sërish

Nov 4, 2011 | 11:43

Forcat e KFOR-it, rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm, kanë nisur një aksion për largimin e barrikadës në afërsi të Bërnjakut. Por vetem pak kohe me pare, serbet kane rivendosur nje tjeter.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se KFOR-i ka filluar heqjen e barrikadave, por jo me makineri të rëndë.

“Në Bërnjak, KFOR-i ka filluar një lëvizje për largimin e atyre barrikadave, por jo me makineri të rëndë. Kryesisht, këtë e ka bërë me mjete të dorës. Ka një rezistencë pasive të banorëve serbë, që janë mbledhur aty, por me rëndësi është se s’është regjistruar ndonjë incident i mundshëm”, ka thënë zëdhënësi Hoti.

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur nga përfaqësuesit e komunitetit serb, në përpjekje për të penguar, siç thonë, zbarkimin e policëve dhe doganierëve kosovarë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinë.

© Panorama.al

Te lidhura