Kreu i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët e posaçëm kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme shoqërohet nga Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, dy prokurorët që po hetojnë dosjen për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për Belinda Ballukun, gjë që do i hapte rrugën masave të reja ndaj zv.kryeministres si “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”.

Belinda Balluku ndërkohë ndodhet pak metra larg Kryesisë së Kuvendit, në Kryeministri ku u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave, e thirrur nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por përfaqësohet nga avokati i saj Ardian Kalija.











