Ndërsa në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, para kryesisë së Kuvendit po protestohet nga Shoqëria Civile.
Disa aktivistë janë mbledhur para godinës duke kërkuar drejtësi për çështjen e zëvendës kryeministres së pandehur për Tenderin e Llogarasë dhe në hetim për procedura të tjera tenderuese.
Në tokë ata kanë vendosur edhe disa pankarta në të cilat shkruhet “Drejtësi deri në fund”, “Peshku qelbet nga koka”, “Në mbrojtje të drejtësisë, drejtësi deri në fund” etj.
Ndërkohë, brenda godinës sapo kanë hyrë edhe Prokurorët e SPAK, shoqëruar edhe nga kreu i ri Klodian Braho.
© Panorama.al











